Modelja Beniada Nishani, e cila doli e treta në edicionin e parë të “Big Brother VIP”, thotë se ka ende para nga ato që fitoi nga spektakli. E ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, Nishani tha se ka dëshirë të blejë një makinë.
Pjesë nga biseda:
Roza Lati: Por a i more lekët e “Big Brother”?
Beniada Nishani: I mora i mora. Patjetër. Shumë korrekt.
Roza Lati: Çfarë i bëre?
Beniada Nishani: Rrush e kumbulla i bëra. Nuk i kam harxhuar të gjitha se jam dhe pak gjirokastrite dhe do të blej një makinë, pastaj avash, avash shikojmë. Pash një “Fiat XL”. Unë vdes për “Fiat”.