Deputeti Luçiano Boçi iu drejtua protestuesve para Kryeministrisë me një mesazh.
Boçi tha se kjo pjesëmarrje masive tregon se Shqipëria ka burra dhe gra të zot.
Të gjithë protestuesit dhe shqiptarët së bashku, tha Boçi, do të përmbysin regjimin që ka rrënuar jetët e shqiptarëve:
“Kjo pjesëmarrje madhështore, ajo që na ka mbledhur në këtë sdhesh është më e madhe se ne të gjithë së abshku. Se ajo që na ka mbledhur në këtë shesh nuk është thjesht e sotmja, është e ardhmja e familjeve tona, e atdheut tonë. është dashuria për prindërit tanë, për familjet tona, për të afërmit tanë, për jetën, për qytetarët, për atdheun.
Ajo që na ka mbledhur sot është besimi se Shqipëria ka burra dhe gra që i dalion zot atdheut, familjes, duke luftuar dhe duke u ndeshur.
Unë e di mirë forcën e pasionit tuaj revoltues. E di mirë vullnetin e zemërimit tuaj, dhe prandaj jemi sot këtu bashkë, prej këtij vullneti për të ndezur atë gulccin e revoltës që do ta kemi pishtar në marshimin tonë për rrëzimin e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri.
Së bashku ta mundim të keqen që na ka pushtuar, së bashku ta përmbysim regjimin që ka rrënuar jetët e shqiptarëve. Dhe së bashku t’i shembim blindat e portave që kanë burgosur lirinë tonë, ëndrrat tona, dhe prapa blindave të burgut të fusim atë që e meriton që fshihet pas dritareve dhe ikjeve jashtë shtetit”.