Ka përfunduar 3-3 sfida mes Kamerunit dhe Serbisë në ndeshjene e 2 të Grupit G.

Ndeshja nisi mirë për afrikanët, teksa Castelletto realizoi në minutën e 29.

Por Serbia përmbysi rezultatin në pjesën e parë duke realizuar 2 gola me Pavlovic dhe Milinkovic-Savic.

Në pjesën e dytë Mitrovic thelloi shifrat dhe u duk se fitorja do i shkonte Serbisë.

Por Kameruni nuk u dorëzuar dhe realizoi 2 gola brenda 3 minutave me autor Aboubakar dhe Choupo-Moting.

Ndërkohë, ky barazim ju prish punë të dy ekipeve teksa Kameruni dhe Serbia e mbyllin respektivish grupin në vendin e 3 dhe të 4 me nga 1 pikë secila.

Në ndeshjen e fundit, Kameruni luan ndaj Brazilit, ndërsa Serbia ndaj Zvicrës.