Deputetja e PS-së, Luljeta Bozo tha në një intervistë për Euronews Albania se procesi i rindërtimit është realizuar me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe dhe se 80% e të prekurve janë futur në banesat e tyre.

“Njerëzit duhet të kuptojnë në gjë, që rindërtimi është bërë me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe në kushtet e vendit tonë. Brenda 3 vitesh, mbi 80 e të prekurve janë futur në shtëpitë e reja dhe pas asnjë pagesë. Janë ndërtuar lagje të reja në Kombinat, Durrës, Thumanë, Laç”, u shpreh ajo në 3 vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit që humbën jetën 51 persona.

Deputetja nënvizoi se nuk duhet të harrojnë që kryeminitri Edi Rama shkoi në dyert e botës dhe lypi dhe siguroi fonde.

“Njerëzit duhet të jenë të qartë, që nga puna e jashtëzakonshme e Ramës që shkoi në dyert e botës, lypi dhe siguroi fonde. Shumë fonde siguroi. Fondet nuk erdhën të gjitha se ndodhi COVID”, tha ajo më tej.