Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është përgjigjur ish kryeministrit Berisha për protestën e nënkuptuar nga ai për 6 dhjetorin ku do të priten përfaqësues nga BE.
Manja i bëri thirrje opozitës të ndahen sa më parë nga një njeri me politikë të mbrapshtë i cili është besnik i interesave të tij dhe i Rusisë.
“Jemi thirrur sot në një mocion me debat për të ardhmen e Shqipërisë por mesa duket fjalori që përdoret këtu tregon që jemi shumë mbrapa. Në sallën e kuvendit të Shqipërisë, hienat e Komunizmit dhe segmentet e Putinit bllokojnë debatet për integrimin. Në rrafshin personal, nuk jam këtu për t’iu përgjigjur Berishës si Ulsi, se një njeri që brenda ditës ka ndryshuar përgjigjen për baxhanakun në Gërdec se meriton përgjigjen time. Si një njeri që ka marrë në dorë opozitën do i përgjigje. Që Rusia ka pasur dorë ky s’është lajm. Por që janë kaq besnik sa çohen nga krevati për të marrë fjalën ky është lajm.
Se tha këtu, por e tha atje, data e protestës do vendoset brenda dy ditëve. Këtu zbret Evropa tha se populli opozitar është populli Evropës. Më 6 dhjetor mbahet samiti dhe kalorësi i demokracisë do të zbresë popullin opozitar në shesh. Trishtim sesi pas 32 vitesh besohet një njeri non grata i cili ka interesat e veta.
Ndahuni sa më parë e këtij njeriu, ndahuni nga gjuha dhe politika e mbrapshtë e këtij njeriu. Ky vend ja ka parë sherrin komunizmi dhe paska qenë e shkruar që hienat e komunizmit sërish duan të mbajnë peng integrimin e Shqipërisë. Por kjo s’do ndodhë më.”- tha Manja.