Një pullë e re postare posaçërisht në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit dhe njësimit të shqipes letrare në gjithë arealin ku ajo flitet, sapo është emetuar në Shkup.
Kjo pullë u emetua me propozim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore Shqiptare (ITSHKSH) dhe me miratimin e Drejtorisë së Filatelisë të Postës në Maqedoninë e Veriut.
Emisioni postar për këtë ngjarje përmban si kryeshenja vulën historike të Kongresit të Drejtshkrimit, pllakatin e njoftimit të kohës së mbajtjes së kësaj ngjarjeje, si dhe një foto të delegatëve në sallën e kongresit.
Pulla mban shenjimin trigjuhësh: maqedonisht, shqip e anglisht: “50 vjet prej Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe”. Përurimi i këtij edicioni filatelik të ri do të bëhet më 14 nëntor, në prag të datës së fillimit të punimeve të Kongresit historik të Manastirit.
Kongresi i Drejtshkrimit, thuhet në vlerësimin e ITKSHKSH, është ngjarje madhore që kontribuoi në integrimin gjuhësor e kulturor të kombit tonë.
Kongresi i Drejtshkrimit në një pullë poste në Maqedoninë e Veriut shpreh njëherësh një gjendje të re të gjuhës shqipe në përdorim zyrtar në vendin fqinj.