Këngëtarja Marsela Çibukaj është fituesja e Këngës Magjike. Marsela rrëmbeu trofeun e edicionit të 23-të festivalit të këngës. Emocionet e përlotën në skenë Marselën teksa mori çmimin, e cila nuk mbajti as lotët dhe një falënderim e pati për të gjithë ata që e mbështetën.
“Faleminderit të gjithëve. Jemi mbushur me emocione gjatë këtyre netëve, kjo është një skenë magjike. U munduam së bashku me trupën e baletit e ardhur nga Italia, së bashku me Alban Ramosajn i cili është autori i këngës, orkestrimi i Darko Dimitrov & Marko Polo, që të sillnin pak magji në këtë skenë magjike. Faleminderit të gjithëve ju që na dhuroni po aq magji dhe dashuri”, tha Marsela Çibukaj.
Kënga e saj “I paftuar” ishte kënga më e votuara nga artistët, juria dhe gjithashtu grumbulloi më shumë pikë edhe nga votimi i publikut. Marsela ka mbledhur në total 449 pikë nga votimi i kolegëve, që i dhuruan edhe vendin e parë.
Kënga “I paftuar” është realizuar nga Alban Ramosaj, i cili fitoi edicionin e kaluar të “Këngës Magjike” me “Theje”, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Darko Dimitrov.
Çmimi i dytë shkoi për artisten Michael Paluca me këngën “Një përqafim”, ndërsa i treti për Anxhela Peristerin me këngën “Një kalimtar”. Mamagama dhe Sardi Strugaj mbyllën Top 5. Ndërsa, Martin Pano u vlerësua si ‘Artisti i ri më i mirë’ me këngën ‘Një si ti’.
Listën e plotë
1. Marsela Çibukaj
2. Michela Paluca
3. Anxhela Peristeri
4. Mamagama
5. Sardi Strugaj
6. Xhesika Polo
7. Martin Pano
8. Inis Neziri
9. Le Deva
10. Marco Carta
11. Vesa Smolica
12. Irma Libohova
13. Mariza Ikonomi
14. Sheila Haxhiraj
15. Ardit Çuni
16. Lorenc Hasrama
17. Alvan
18. Angeles Arboleda
19. Jayoo
20. Jason Walker
21. Andrea
22. We are Domi
23. Omar Naber.