Më 27 nëntor pritet të mbahet në Tiranë mbledhja e mes dy kuvendeve, e Shqipërisë dhe Kosovës. Mbledhja do të zhvillohet me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë. Realizimi i mbledhjeve të dy kuvendeve ishte artikuluar më herët nga kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së tetë të dy qeverive, më 8 qershor por nuk saktësohej data.

Palët janë në diskutime për hartimin e axhendës së plotë, që parashikon takime dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve/memorandumeve për forcimin e marrëdhënieve mes ligjvënesve në dy anët e kufirit.