Në një postim në Facebook, Blushi ka listuar personazhe duke nisur nga aktori Robert Ndrenika, shkrimtari Ismail Kadare, artisti Helidon Haliti si dhe shumë figura të tjera të cilët vijnë me nga një sekret.
Më herët, ish-deputeti i Partisë Socialiste ka bërë të ditur se do e prezantojë veprën e tij gjatë panairit të librit në Tiranë.
“Jam i sigurt që askush nuk do më pyesë pse 41 sekrete dhe jo 44 apo 51, por meqë nuk po më pyesin po e them vetë. Më pëlqen numri 41 për shkak të ngjashmërisë anatomike që ka numri 4 me numrin 1. Janë si dy shkopa me sqep dhe qëndrojnë bashkë në mënyrë simetrike”, shkruan ndër të tjera Blushi.