Jemi mësuar ta shohim juristen shumë të dashur për publikun Eni Çobani, shumë të dashur për publikun asnjëherë të mërzitur, por mesa duket avokatja ka pasur edhe momente të pakëndshme.
Ajo ka treguar se i është dashur të përballet me pabesinë e një personi të cilin e ka mbajtur shumë afër dhe e konsideronte si të familjes, por ky person i cili punonte me të i shkaktoi dëme të mëdha, ekonomike, por edhe shpirtërore.
Eni Çobani është shprehur se pasi zbuloi këtë ngjarje ajo e ka përjetuar aq keq sa për një muaj nuk ka dalë nga zyra.
“Do flas për një moment që shumë njerëz e dinë, ata me të cilët unë bashkëpunoj patjetër që po, por edhe njerëz të tjerë. Fakti që së fundmi më ka çuar në një shpërthim shumë të fortë ka qenë pabesia e një personi që unë e mbaja shumë afër, e konsiderova si të familjes të themi dhe pastaj u përballa më një zhgënjim të jashtëzakonshëm dhe me një pabesi, jo të thjeshtë, por një pabesi e cila më çoi deri te ajo për të cilën themi si është e mundur që një njeri të cilin e mban kaq afër, i beson kaq shumë, i jep gjithçka që mundesh ti, në kuptimin profesional, për ta bërë atë një njeri më të mirë seç është dhe pastaj merr.
Një goditje që realisht të trondit dhe të bie me këmbë në tokë dhe thua “si është e mundur”. Më kujtohet gjithmonë ajo fjala që “dëmin më të madh ta bën i joti”. Më vjen shumë keq që e provova në kurriz. Kisha pësuar gjëra të vogla, por kjo kishte një përmasë një çikë më të madhe, kështu që më tronditi,”-u shpreh Eni.
“Rreth një muaji e gjysmë, ndoshta e them sot për herë të parë, nuk kam dalë nga zyra, kam fjetur në zyrë, kaq rëndë e mora sepse nuk e besoja kurrë,”-përfundoi Eni Çobani.