Një mes datës 12 ose 13 nëntor pritet të shënojë një nga pikat historike në historinë e Partizanit.

Të kuqtë me shumë mundësi do ta luajnë në stadiumin e vet ndeshjen me Bylisin dhe kjo do të ishte hera e parë në historinë e klubit që “demat” zhvillojnë një ndeshje kampionati në stadiumin e vet.

Në të shkuarën ata kanë luajtur në “Qemal Stafa”, “Selman Stërmasi” e “Air Albania”, por asnjëri prej këtyre stadiumeve nuk ka qenë në pronësi të të kuqve.

Më në fund Partizani mund të luajë në shtëpinë e vet dhe ky është një titull i madh, të cilin vetëm para një dekade, kur klubi orvatej në kategoritë e ulëta, as nuk e imagjinonin.

Dita erdhi dhe tifozëve të klubit u mbetet veç ta shijojnë.