Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka pritur ditën e sotme delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Mongoli, z. Battumur, të cilët janë duke zhvilluar një vizitë zyrtare në vend.
Meta shkroi se ka pranuar me kënaqësi dekoratën e lartë të akorduar nga Presidenti i Mongolisë Ukhnaa Khurelsukh, ndërsa shtoi se takimi ishte shumë miqësor mes palëve.
Postimi i plotë:
Prita sot delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Mongoli, z. Battumur, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë nga Kuvendi i Shqipërisë.
Pranova me kënaqësi dekoratën e lartë të akorduar nga Presidenti i Mongolisë, z. Ukhnaa Khurelsukh.
Takimi ishte shumë miqësor dhe i urova një vizitë të mbarë në ditët në vijim.