Forcat ukrainase afrohen në periferi të qytetit jugor Kherson, pasi Rusia tha se kishte filluar tërheqjen e saj të njoftuar një ditë më parë.
Disa orë pasi pretenduan çlirimin e qytetit kyç të Snihurivka-s u shfaqën imazhe të ushtarëve me pamje të relaksuar. Ata janë ushtarë nga Brigada e 28-të e mbanin flamuj ukrainas në Kyslivka, një fshat pak milje larg nga qendra e qytetit Kherson.
“Gjëja e parë dhe themelore çlirimit është çminimi. Pushtuesit lënë pas mijëra mina dhe municione të pashpërthyera. Kam dëgjuar shpesh vlerësime se pastrimi i Ukrainës nga minat ruse do të marrë dekada. Nuk mund të presim kaq gjatë. Duhet të veprojmë në pak vite edhe pse diku tjetër ky proces mund të zgjas me dekada”, u shpreh presidenti Zelensky.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën. Jake Sullivan thotë se paketa do të përfshijë “kontribute të rëndësishme të mbrojtjes ajrore” siç janë raketat për sistemet e mbrojtjes ajrore Hawk si dhe sistemet e mbrojtjes ajrore Avenger që do të dërgohen të pajisura me raketa Stinger.
Rindërtimi në disa qytete të Ukrainës vazhdon pasi sulmet me raketa në objektet energjetike kanë lënë në mjerim shumë qytetarë.
Sulmet si kjo kanë ndikuar në infrastrukturën e Ukrainës, me ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike që vazhdojnë në Kiev dhe duke e zhytur kryeqytetin në gjysmë errësirë.