Ministrja e Finanave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj gjatë një konference për mediat e pyetur në lidhje me Bordin e Transparencës dhe çmimin e hidrokarbureve u shpreh se bordi ka ulur mazhet e tregtimit.
‘Bordi i Transparencës që përcakton çmimin e hidrokarbureve do bëhet një vit që operon. Ju sfidoj të vërtetoni atë që mediat kanë thënë dhe ti thëne në raste të përsëritura. Ju supozoni që bori merr vendime në bazë të bursës. Që me fillimin e Bordit kemi ulur marzhet e tregtimit të hidrokarbureve. Kemi ulur marzhet ndjeshëm në më shumë se në gjysmë të marzheve që operoheshin një vit më parë. Ju na thoni se nuk reflektojmë çmimet të bursës. Ju mund ti referoheni naftës bruto, ndryshe nga çmimet që ne u referohemi. Në përdorim çmimin PLAC SP dhe mbi atë çmim aplikojmë marzhet dhe taksat. Hidrokarburet tregtohen në dollarë dhe me siguri e dini që dollari leku shqiptar është zhvlerësuar nga dollari. Një element i rëndësishëm është edhe kursi i këmbimit. Kur bëhet një analizë bëhet me të gjitha komponentët. Unë me përgjegjësi ju them se aludimi nuk është i saktë dhe jo korrekt.’- u shpreh Ibrahimaj.