Priti Patel është një nga politikanet më të njohura të Partisë Konservatore në Britaninë Madhe. Ajo është politikanja që ka qenë ministre e Brendshme, përpara Suella Braverman, e cila hyri në polemikë me shqiptarët që udhëtojnë në mënyrë clandestine në Britani. Pate, e cila thuajse ka të njëjtin profil me Braverman pasi vjen nga një familje ugandeze-indiane, pra emigrantëe, ka sfiduar kolegn e saj, në një aktivitet me shqiptarët në Londër. Pratel ka promovuar biznsin e dy vëllezëeve me origjinë nga Kukësi.
“Nder i madh t’I bashkohem Ylli dhe Abi Vatës, si dhe stafit të tyre për të hapur pubin e tyre fantastic “The Green Man Little Braxted”. i uroj Yllit e Abit, sukses me biznesin e tyre. Ju ftoj të vizitoni barin e restorantin e tyre tëe klasit të parë me ushqime shumë të shijshme”, shkruan deputetja konservatore që është zgjedhur në zonën e Londrës që banohet kryesisht nga emigrantë. Patel ishte Ministrja në detyrë që firmosi shpalljen Non Grata të Sali Berishës.