Mohamed Alabbar, kreu i Eagle Hills, kompanisë e cila do të ndërtojë Portin e ri turistik të Durrësit, i është përgjigjur kritikëve në lidhje me këtë investim, përmes një interviste ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania.
Alababr u shpreh se e ndoqi debatin që u zhvillua në parlament për projektin dhe theksoi se aty u thanë gjëra qesharake dhe të pavërteta.
Ai nënvizoi se me anë të teknologjisë, çdokush mund të kërkojë informacion për të dhe aktivitetet e tij.
– Advertisement –
“Nuk është e nevojshme të flas për gjërat që nuk më pëlqyen, megjithatë ka disa gjëra qesharake, disa pretendime të pavërteta, disa deklarata të pavërteta. Megjithatë, unë si tip nuk iu përgjigjem këtyre gjërave që janë të gabuara. Besoj se sot, me teknologjinë mund të mësosh se kush është Mohamed Alabbar, asgjë nuk është e fshehtë.”, theksoi ai.
Pas një seance maratonë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 pro dhe 35 kundër, projektligjin për Portin e Durrësit, duke i hapur kështu rrugë transformimit të saj në një qendër urbane me port jahtesh.