Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka shprehur solidaritetin për të dëmtuarit nga moti i keq kryesisht në veri të vendit. Balla u shpreh se dhe në këtë moment, ku mazhoranca është në terren, opozita parazite dhe mediat që e pasojnë po e shfrytëzojnë për të dezinformuar.

“Uroj që kjo situatë e vështirë e krijuar për shkak të reshjeve të kalojë sa më shpejt, shprehim solidaritetin tonë për të dëmtuarit. Besoj se biem dakord ndaj parazitëve që mundohen të përdorin raste të tillapër të dezinformuar. Gjatë ditës së djeshme ka pasur një dezinformim që ka ardhur nga opozita, nga PD ose nga Foltorja. Por për fat të keq dhe nga ndonjë media të caktuar, meqenëse sot është dita ndërkombëtare e TV dua të them se dezinformimin që sjell opozita e sjell dhe media.

Gjithë Shqipëria e ka parë që niveli i reshjeve ka qenë i jashtëzakonshëm, duke e bërë të pamundur që kapaciteti ujëmbledhës të mbajë gjithë prurjen. Por gjithçka në këto momente është në nivelin e sigurisë, reshjet do të vazhdojnë, forcat do jenë në terren. Shqipëria ka nivel të mirë të energjisë elektrike por duhet të ruhet për ditët në vijim. Pjesa më e madhe e kolegëve janë në terren.”- tha Balla.