Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga Lezha ka komentuar situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut në të gjithë vendin. Ministri tha se në Malësinë e Madhe janë bërë tre evakuime teksa shtoi se në Bërdicë forcat e armatosura po ndihmojnë banorët por nuk ka pasur nevojë për evakuim.

“Kemi pasur tre evakuime në Malësi të Madhe. Në Bërdicë forcat e armatosura për ndihmojmë banorët për të kaluar. Nuk ka ujë në banesa. Jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë. Këto reshje nga një anë na japin lajmin e mirë për mbushjen e rezervave por ka edhe sfidën për përballjen me to”, tha Peleshi.