Kryeministri Edi Rama ka vizituar qarkun e Lezhës pas përmbytjeve të ditëve të fundit për shkak të intensitetit të lartë të shiut.
Kreu i qeverisë ishte i shoqëruar nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili e njohu me situatën.
Ndreu tha se pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, situata ndryshe nga vitet e tjera është më e qetë, pasi të gjitha strukturat ishin në këmbë.
Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se bashkia dhe gjithë institucionet shtetërore janë pranë çdo qytetari.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama theksoi se është e pamundur për t’i bërë ballë natyrës, megjithatë investimet në kanalet kulluese bënë që përmbytjet këtë herë të mos ishin fatale, ndryshe nga vitet e shkuara kur gjithçka përfundonte nën ujë.
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se propaganda po e dëmtojnë më shumë se shiu Shqipërinë.