Në 24 orët e fundit nga 514 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 9 qytetarë, në Tiranë, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Patos, Selenicë, Himarë, Sarandë, Finiq, Belsh.
Aktualisht janë 179 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim tre pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,189 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.