Gazetarja Rudina Demneri, ose siç njihet ndryshe, Paloma ishte së fundmi e ftuar në emisionin “S’e luan topin” ku foli për momentin më të vështirë të jetës së saj. Para 10 vitesh e motra, Bruna, është ndarë nga jeta. Kjo tragjedi ka ndryshuar padyshim jetën e gazetares.
Mes lotësh, Paloma tregoi se ikja e saj i këputi krahët dhe nuk pati më shtysë për të vazhduar karrierrën. “Sot që po flasim këtu, Bruna bën 10 vite që ka ndërruar jetë. Më kishte pikë të dobët, do ishte jo krenare… po do të ishte shtysa më e fortë. Sot unë do të isha on Top, do të isha superstar, por që kur iku ajo mua m’u këputën krahët. Dikur ishte shoqja ime në lojë, pastaj këshilluesja ime në adoleshencë dhe tani është engjëlli im mbrojtës. Sa të mbaroj intervistën, do të shkoj t’i bëj buqetën më të madhe të luleve”, tha ajo.
Gazetarja rrëfeu se motra iu ka lënë amanet djalin e saj Rei, i cili ishte vetëm 8 vjeç kur ajo u nda nga jeta, ndërsa sot është 18.
“Dua që mami të vazhdojë të jetojë edhe për ne, të jetojë për Rein… sepse nuk jetoj dot pa forcën e mamit. Mundohem ta mbaj sa më afër, ta gëzoj sa më shumë edhe pse është e dërrmuar sepse për Rein e ka përgjegjësinë vetëm ajo. Motra e la 8 vjeç, tani Rei është 18, në një moshë shumë delikate. Duhet të jetosh për Rein dhe për ne”, u shpreh Paloma.