Edy Reja pritet të largohet nga kombëtarja shqiptare të futbollit. “Sportitalia” në Itali bën me dije se Luigi Di Biagio do jetë zëvendësi i 77 vjeçarit. Media në fjalë bën me dije se palët prej javësh janë në negociata dhe pritet ta mbyllin me një firmë në kontratë.
“Luigi Di Biagio është pranë mbylljes së marrëveshjes me Federatën Shqiptare të Futbollit, për të trashëguar stolin e Edy Rejas. Kontaktet kanë vijuar për javë të tëra dhe mbyllja e marrëveshjes do vijë së shpejti”, njofton media italiane.
Por ndryshe shprehet presidenti i Federates Shqiptare Armand Duka, i cili ne nje prononcim per mediat tha: “Trajneri është në fuqi. Akoma nuk kemi ndonjë vendim dhe sinqerisht nuk kemi asnjë bisedë apo tratative më ndonjë trajner tjetër. Çdo lajm në lidhje me këtë çështje është abuziv. Nuk kemi ndërprerë marrëdhëniet me trajnerin aktual dhe Akoma nuk kemi filluar bisedimet me ndonjë trajner tjetër,”-u shpreh Armand Duka, president i FSHF-së.