Nga Berlini, aty ku ditën e djeshme u nënshkruan tri marrëvehsjet shumë të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Rama ka ndarë një fotoalbum.

Përbri fotove Rama na uron ditë të mbarë ndërsa shton se Shqipëria mori kryesimin e Procesit të Berlinit.

Vitin e ardhshëm stafetën e samiteve do ta marrë kryeministri Edi Rama, i cili pas samitit të Ballkanit Perëndimor me Këshillin e BE-së më 6 dhjetor 2022, në vitin 2023 do të jetë mikpritësi i radhës i Samitit të Procesit të Berlinit.

Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje, që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Axhenda e Samitit kishte në fokus të veçantë sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër si dhe angazhimin e rajonit për të përshpejtuar zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu do të trajtojë iniciativat për të rritur zhvillimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të shpallur në kuadër të Procesit të Berlinit në nëntor 2020.

Përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, e pranishme ështe edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, si edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.