Dashi

Soditja dhe mendimi i brendshëm do të mbizotërojnë këtë muaj. Në këtë kohë, ju po fokusoheni në marrëdhëniet tuaja me të tjerët dhe kufijtë që vendosni për ta. Mendoni shumë për rolin që luani në jetën e të tjerëve dhe nëse kjo ju kënaq. Në të njëjtën kohë, ndryshimet e papritura mund të ndikojnë në jetën tuaj të përditshme dhe ndjenjën e sigurisë që mund të ndjeni. Kini durim dhe mos harroni se ndryshimet janë të përkohshme.

Gaforrja

E mira për ju është se ju e dini se ka presion – nga puna dhe familja. Megjithatë, ka diçka që ju shqetëson. Dhe kjo është e kaluara juaj. Ju e lejoni atë t’ju pengojë të argëtoheni pa e ditur pse. Është sikur jeni pajtuar me të dhe e lini të vazhdojë të kthehet. Dukeni të lodhur me të kaluarën, por e dini shumë mirë që nuk ka asnjë arsye për këtë. Duhet të ecni përpara. Hidhni hapin tani që kura të vijë më vonë.

Bricjapi

Nëntori nuk është domosdoshmërisht i vështirë për ju, por është një muaj plot aktivitet dhe ndryshime. Në fakt, do të tundoheni të përfshiheni në situata që nuk janë të mira për ju. Në të njëjtën kohë po afrohet fundi i një lidhjeje apo një projekti. Përpiqeni të jeni sa më shumë pozitiv dhe përvojën tuaj ta përdorni me mençuri. Mendoni se çfarë saktësisht dëshironi dhe kërkoni ndihmë nga miqtë, që të mos mbyteni në një lugë ujë.