Olena Zelenska ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur haptazi për vështirësitë që familja e saj është duke kaluar. Ajo ka thënë se së bashku me bashkëshortin e saj, po bëjnë të pamunduren që fëmijët e tyre “të mos shqetësohen për ta dhe të dinë se gjithçka është në rregull”. “Ndjej se po bëjmë gjënë e duhur. Detyra ime është t’i mbaj ata të sigurt”, theksoi Zelenska ndër te tjera për Sky News. “Në këtë moment, fëmija im po merret nga shkolla dhe po dërgohet në shtëpi. Dhe tani shqetësohem nëse ai [djali im] do të kthehet në shtëpi i sigurt”, vijoi më tej ajo.
Gjithashtu, ajo shtoi se Vladimir Putin është “thjesht një përbindësh”.
“Unë do të jem shumë e sinqertë me ju. Nuk dua të flas drejtpërdrejt me të, kurrë. Nuk dua të jem në atë situatë”. Zonja e parë e Ukrainës ka zhvilluar një takim së fundmi me gruan e Mbretit Charls ku kanë folur për dhunën me bazë gjinore dhe duke iu drejtuar deputetëve në Westminster. “Unë mendoj se nuk është vetëm një person si Putin, ne po flasim për Putinin kolektiv dhe ne mendojmë se, dhe unë mendoj se i gjithë kolektivi Putin duhet të ndëshkohet”, shtoi ajo më te