Së bashku për paqen, së bashku për të sjellë buzëqeshje dhe sado pak gëzim për fëmijët e Ukrainës, të cilët sot kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetje.
Kjo do të jetë motoja e një koncerti, iniciativa e të cilit ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Me datën 3 dhjetor 2022, ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve, do të shfaqet koncerti madhështor “110 vjet Forca të Armatosura, “Së bashku për paqen”.
Të ardhurat nga shitja e biletave të këtij koncerti do të shkojnë në ambasadën e Ukrainës, me qëllim që të mbërrijnë te familjet dhe fëmijët e prekur nga lufta.
Mbi 300 artistë pjesëmarrës
Në këtë koncert së bashku me 300 artistë nga Orkestra Sifonike e FA, Kori i FA, Banda e Ushtrisë shqipëtare dhe Bandat e ushtrive të Kosovës dhe vendeve të NATO nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia, do të performojnë edhe solistët e mirënjohur: Eva Golemi, Kastriot Tusha, Ylber Gjini, Armando Lika dhe Ramona Tullumani.
Kjo është hera e parë që nje event i këtij dimensioni zhvillohet në Shqipëri dhe vjen me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë dhe 110-vjetorit të krijimit të ushtrisë shqiptare.
Mbështetës të këtij eventi janë: Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe ambasada e Ukrainës në Shqipëri.
Biletat mund t’i blini në uebsajtin www.vivere.al ose duke telefonuar në nr. e telefonit 0696673220