Murinjo, po Marash Kumbulla përse nuk luan? Kjo është pyetja që po bëjnë shumë njerëz në Romë. Mbrojtësi, i cili gjatë kampionatit të vitit 2019-2020 impresionoi me fanellën e Veronës dhe bindi Guido Fiengën, atë kohë CEO i verdhekuqve, që Palota solli në kryeqytet për 28.5 milionë euro.
Një investim i rëndësishëm për një nga lojtarët më premtues të vitit 2000 në qarkullim, tashmë element kryesor i Kombëtares shqiptare.
Mbërriti në kryeqytet kur Paulo Fonseka u ul në stol, njeriu që kishte miratuar blerjen e tij dhe i cili gjatë vitit të fundit të tij në Itali i garantoi Kumbullës pothuajse 2000 minuta midis kampionatit dhe kupave.
Ndryshe nga viti i kaluar me Murinjon, Kumbulla mori më shumë minuta, por nëse flasim për sezonin aktual, Marashi, përveç portierëve rezervë, është lojtari me më pak minuta te Roma.
Në lidhje me këtë “La Gazzetta dello Sport” ka publikuar një shkrim, ku mesa duket lë të nënkuptohet se Kumbulla është jashtë radarit të Murinjos.