Rruga e cila do të lidhë aeroportin ndërkombëtar të Vlorës me autostradën Fier-Vlorë po transformohet rrënjësisht duke përmirësuar standardet për qarkullimin e automjeteve, numri i të cilave do të rritet ndjeshëm sapo aeroporti të vihet në funksion.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kantier ku po vijon puna, ndërkohë që rruga konsiderohet pjesë shumë e rëndësishme e të gjithë projektit të integruar që ka të bëjë me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.
Rama tha se ky segment do të ketë të gjithë parametrat e nevojshëm për të siguruar që qarkullimi i automjeteve të vijojë dhe mbi të gjitha të përballojë fluksin e lartë të mjeteve që pritet të vijë menjëherë pasi aeroporti të nis nga puna me fluturimet.
Gjatësia e rrugës është 2.9 kilometra. Nga 3 metra gjerësi që kishte më parë rruga është zgjeruar në 12 metra, ku 9 metra janë asfalt.

Aeroporti i Vlorës do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan, duke qenë kështu një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit.