Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Durrësit, Ilir Turja. Gjatë seancës dëgjimor që është zhvilluar më 3 nëntor me KPK është dalë në përfundimin e prokurori Turja nuk justifikonte dot ndërtimin e një vile në emrin e babait të tij në vendin e quajtur “Plazhi i Durrësit”.
Trupa e KPK kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian. Në kriterin profesional nuk janë konstatuar probleme. Prokuroi kundërshtoi analizën financiare që ishte bërë në senacën që u mbajt më 3 nëntor në KPK.
Prej vitit 1195 Ilir Turja është futur në sistemin e drejtësisë, ndërsa prej dy dekadash ai shërbente si prokuror në Durrës.