Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, i ka cilësuar lojë të Putinit, deklaratat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili sipas saj nuk humb kohë të nxijë Shqipërinë.

Duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, Xhaçka tha se e gjithë bota ashtu si dhe Shqipëria po përballen me krizën që po pason nga lufta në Ukrainë, ndërkohë që vetëm opozita shan, shpif dhe përbalt çdo gjë. Sipas saj sot në Shqipëri lojën e Putin po e bën i njëjti njeri që furnizonte me naftë Millosheviçin gjatë luftës në Bosnje, në një kohë kur bota i kishte vënë embrago.

“Sot lojën e Putinit e bën i njëjti person që në kohën e luftës në Biosnjë theu embargon dhe furnizonte me naftë Millosheviçin. Shqiptarët e dinë shumë mirë se nëse tek ne çmimet janë rritur me përqind në Europë janë rritur me fish”, tha Xhaçka.

Xhaçka, duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, ka komentuar akuzat e opozitës për vendin tonë, të cilat sipas saj po e nxijnë Shqipërinë në sy të botës. Sipas Xhaçkës deklarata e opozitës bien ndesh me ato të SHBA dhe BE, të cilat e vlerësojnë Shqipërinë për arritjet e saj.

Xhaçka tha se nuk është për tu çuditur aspak kur dëgjon nga goja e opozitës që të nxijë Shqipërinë në një kohë që SHBA dhe BE e vlerësojnë, për shkak se opozita i ka mbyllur hesapet me ndërkombëtarët pasi është non-grata.

“E gjeta të çuditshme kur dëgjova disa kolegë të opozitës që flisnin në këtë seancë për politikën e jashtme, por duke bërë të paditurit për pasojat e luftës dhe atë që ka shkaktuar lufta në ekonominë shqiptare. Në vend të flasin për atë që është situata më e rëndësishme për atë që po përballemi njëri këtu sulmoi8 partnerët strategjikë siç është Turqia që na mbështeti gjatë tërmetit dhe pandemisë.

Disa zgjodhën të nxinin elementët e politikës së jashtme të Shqipërisë që na vlerësojnë ndërkombëtarët, sdiç është roli proaktiv në rajon siç është procesi i Berlinit apo Balljani i Hapur. është një situatë hip se të vrava e zbrit se të vrava. Është kjo po opozitë që thotë pse nuk flisni për Kosovën, dhe kur kryeministri flet për Kosovën dhe raportin e Dick Martyt hidhen dhe thonë se po na nxin faqen, kjo ëhstë e pakuptueshme. Ndoshta ka kuptim pasi e kanë votuar vetë atë rezolutë atëherë. Shqipëria vlerësohet nga SHBA dhe ndërkombëtarët dhe sulmohet nga opozita.

Nuk është çudi që sulmohet nga opozita kur vlerësohet nga SHBA dhe BE, pasi opozita i ka mbyllur hesapet pasi është non-grata. E vërteta është që prej fundvitit të 2019-s, projektbuxhetet e kësaj qeverie nuk kanë qenë në kushtet n ormale, por ato të tërmeteve dhe pandemisë, për të ardhur tek aktualiteti me pasojat e luftës në Ukrainë që po i vuan gjithë bota. Ky është instrumenti më i qartë se pavarësisht krizave Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë vuajtur përballë tyre”, tha Xhaçka.