Akuzave të deputetit demokrat për kompani offshore të përfshira në projektin e portit të Durrësit, i është përgjigjur në emisionin Opinion, Zëvendës Sekretarja e Këshillit të Ministrave Elira Kokona, e cila shpjegoi se si janë të ndara aksionet mes Alabbar dhe familjarëve të tij.
Elira Kokona: Entitetet që futen në marrëdhënie me njëri tjetrin janë dy persona juridikë. Zhvilluesi i projektit do jetë kompania e përbashkët që krijohet mes shtetit shqiptar dhe kompanisë që u citua më sipër, Eagle Hills.
“Eagle Hills” e ka një person juridik, i krijuar sic e kërkon legjislacioni. Pas saj ka një themelues, një aksioner, North East Real Estate Holdings Limited, i regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, me aksione të deklaruara atje. Vetë kjo është e krijuar nga një kompani tjetër, Symphony Global, me pronarë të gjithë të listuar. Te kjo janë të ndarë në 40 % dhe 60%, gjithmonë qytetarë të Emirateve , e ndarë mes Alabbar dhe familjes së tij. Është 100 % Alabar me familjen e tij.