Një pjesë e administratës do të marrë rroga më të larta vitin e ardhshëm. Sipas planfikimit, rritja 7% do të shkojë në spitale, shkolla, kopshte e çerdhe.
Ndërkohë, pensionistët do të marrin një shtesë që do të llogaritet sipas shtrenjtimit të çmimeve. Mësuesit dhe mjekët do të përfitojnë rritje page deri në 5900 lekë vitin e ardhshëm, ndërsa infermierët dhe edukatoret në kopsht dhe çerdhe do të marrin çdo muaj 3500 lekë më shumë se sa sot. Vendimi pritet të merret në vitin 2023, sipas progamit që specifikon buxheti me rritjen në nivelin 7%.
Ndërkohë, për pagën minimale e cila është rritur dy herë këtë vit, duke arritur në 34 mijë lekë, vendimarrja është në pikëpyetje, por rritja e saj do të jetë progresive për të arritur në 40 mijë lekë në vitin 2025. Edhe pensionet do të rishikohen. Ato do të rriten po aq sa inflacioni, ndërmjet nivelit 3-6%. Kujtojmë se pensionistët këtë vit, kanë përfituar rritje 9.5% në përfitimet e tyre mujore.