Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi Kherson të hënën, disa ditë pas tërheqjes së trupave ruse nga qyteti jugor ukrainas pas disa muajsh pushtimi, tha një dëshmitar i Reuters.

“Ne po ecim përpara. Ne jemi gati për paqe, paqe për të gjithë vendin tonë”, u tha ai ushtarëve.

Ai falenderoi NATO-n dhe aleatët e tjerë për mbështetjen e tyre në luftën kundër Rusisë.