Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Linda Thomas-Greenfield do të vizitojë ditën e nesërme vendin tonë. Ajo do të ketë një takim me presidentin Bajram Begaj. Ka qenë presidenca ajo që ka bërë me dije lajmin duke njoftuar se takimi do të zhvillohet në orët e paradites.
“Nesër në orën 09:15, Presidenti i Republikës SH.T.Z Bajram Begaj do të mirëpresë në një takim Ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, Përfaqësuesen e SHBA në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, thuhet në njoftim.