Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim 60 minuta me kreun e opozitës, Sali Berisha.

Takimi mes dy liderëve u mbajt në selinë e PD-së.

Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se, “në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe minimit të procesit të integrimit evropian me vite. Sigurinë e Evropës e kërcënon vetëm mafia që përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në bazë logjistike të mafies ndërkombëtare. Nuk vjen asnjë problem i sigurisë nga qytetarët e Tiranës”.

Ky takim vjen pak ditë para protestës së paralajmëruar të 6 Dhjetorit, ditë kur do të mbahet gjithashtu në Tiranë edhe Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Kreu i PL-së u shoqërua në këtë takim nga deputeti i kësaj force politike, Petrit Vasili.