Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve në veri të vendit. Përmes një postimi në twitter, ndërsa i referohet tragjedisë së familjes Rushaj ku babë e bir humbën jetën pasi u morën nga rrjedha e ujit, Kim shkruan se është e pikëlluar për vdekjen dhe shpreh ngushëllime për familjarët
“Jemi të trishtuar nga vdekjet dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet shkatërruese në veri të Shqipërisë. Shprehim ngushëllimet tona për familjet e atyre që humbën njerëzit e dashur dhe respektin për ata shqiptarë të guximshëm që po ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. Jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës.” shkruan ambasadorja Kim.