Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka thënë në Report Tv se kryeqyteti i ka përballuar së miri reshjet masive të rëna në ditët e fundit.
“Nga ne varet mënyra se si ne e përballojmë. Nuk i ndalim dot reshjet ne. Sot praktikisht ka vetëm 2 stinë. Ne kemi bërë investime afatgjatë. Dua t’ju kujtoj se Lumi i Tiranës nuk del më. Nuk e kujtojmë këtë. Ata që bërtasin sot atëherë nuk na linin të punonim.
Lana siç e shikoni nuk e ka kaluar nivelin edhe për shkak të pastrimit periodik. Ndërkohë që për këtë një President Republike na ndaloi të marrim borxh [ër të vijuar me investimet në Lanë. Humbëm 4-5 vite me Ilir Metën dhe tani i jemi rikthyer atij projekti për ‘ta zgjatur’ Lanën. Edhe Erzeni nuk ka pasur dalje.
Dua të kërkoj edhe ndihmën e qytetarëve që të mos i hedhin mbeturina në puseta. Ne bëjmë shumë por s’mund të rrimë roje në puseta. Ky ka qenë një nga vitet që Tirana e ka përballuar më së miri reshjet e mëdha”, tha Veliaj.