Kryeministri Edi Rama ka bërë krahasimin e shifrave në Kuvend lidhur me përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Në përgjigje të opozitës, i është referuar statistikave të Bashkisë për përmbytjet në kohën kur vendi qeverisej nga Sali Berisha duke i krahasuar me ato të ditëve të fundit kur vendi u përfshi nga moti i keq.
“Se ku është çeta e kusarëve do e jap të plotë sot. Sa i përket çështjeve të ngritura prej jush në parantezën e bërë, lexova që shqetësimi juaj kryesor dhe pyetja juaj kryesore ishte pse nuk shpallet gjendja e emergjencës. Kjo ka në kuadër të plotë dëgjor kritere të përcaktuara që nuk kanë lidhje me situatën. Janë faktet që flasin shumë qartë dhe ai sinkron është nxjerrë nga një moment katastrofik për Shkodrën dhe të gjithë zonën e veri-perëndimit si rezultat i keqadministrimit skandaloz, kriminal, korruptiv të Kaskadës. Ajo ishte e vërtetë dje, është e vërtetë sot. Për ta ilustruar sinkronin dhe për të thënë Rama Junior është i njëjti person dhe i qëndroj fjalë për fjalë atyre që kam thënë, po i referohem shifrave të Bashkisë Shkodër, jo të qeverisë. Bashkia nuk influencohet nga qeveria jonë.
Në atë kohë kur kam thënë atë janë përmbytur 25 mijë e kusur hektar vetëm në qarkun e Shkodrës, nga të cilat 14 mijë kanë future brenda dhe qytetin e Shkodrës. Mund t’i referoheni dhe pamjeve. Sipërfaqja e përmbytur ka qenë 1458 ha këtë herë, s’ka lidhje me Kaskadën fare dhe 4000 që nxorët ju, është për të gjithë zonën, përfshi dhe Lezhën.
Në Durrës ka pasur pasqyrë të qartë se çfarë është bërë.
Të gjitha zonat u identifikuan si kritike në përmbytjen e fundit, sot nuk janë më kritike. Në zonën e ish Kënetës është ndërtuar nën kuotë. Të pyetur nëse duhet të zhvendosen, nuk bëhen nga qeveria por në bashkëpunim. Për të ardhur tek banorët e prekur, 68 mijë e 316 banorë të prekur zyrtarisht në kohën që është nxjerrë sinkroni im dhe prap sipas shifrave të Bashkisë Shkodër, vetëm 130 banorë të evakuuar nga 14 mijë e 285 në kohën e atij sinkroni. Uji në përmbytjen e atëhershme vajti deri në çati dhe preku sipas Bashkisë Shkodër, 6300 shtëpi. Tani ka vetëm 30 shtëpi me prezencë uji”, tha Rama.