Ecuadori e nisi ashtu siç duhet kompeticionin më të madh për shtete, pasi mundi 0-2 Qatarin në Al Bayt Stadium (Al Khor). Takimi i parë i Kupës së Botës nuk dhuroi shumë emocione dhe pati pak histori, pasi rezultati përfundimtar u vendos që në pjesën e parë, pas golave të Valencias.

Siç dihet, sipas rregullit, birrat nuk do mund të shërbehen në tribuna, por vetëm në ambientet përreth stadiumit. Kështu, tifozët e Ecuadorit janë dëgjuar gjatë gjithë ndeshjes duke kënduar: “Duam birrë, duam birrë”.