Deputeti socialist Erion Braçe e sheh si një sulm të pastër politik ndaj zyrtarit në detyrë Fredi Kokoneshit. Braçe tha se kjo është një ngjarje e rëndë dhe iu drejtua mediave me një mesazh për të mos shndërruar të vërtetën. Socialisti shtoi se gjatë plagosjes me thikë nga Orges Xhelili, Kokoneshi ka qenë në punë.
“Është shumë e rëndë, shumë rëndë. Ka rëndësi tani shëndeti i Kokoneshit dhe të punonjësit të bashkisë së Divjakës. Do i lutesha shumë mediave, të fokusohen te shëndeti, ka kohë t’i shkohet deri në fund. S’ka ndodhur asnjë sherr te poliklinika e Divjakës, ai ka qenë në punë. Është një sulm i pastër kriminal përkundrejt një zyrtari në detyrë.”- tha Braçe.