Altin Goxhaj u shpreh se ajo e 12 nëntorit, ishte protestë e Sali Berishës dhe Ilir Metës, për të konfirmuar pozitën e tyre. Sipas tij, në një protestë ku ishte regjisor Alfred Lela, nuk kishte pritshmëri, ndaj dhe ajo dështoi.

Kjo, pasi sipas Goxhajt, Alfred Lela është njeri i Sorosit, armikut të deklaruar të Sali Berishës.

“Kjo ishte protestë e Berishës dhe Metës, si lidership për të konfirmuar pozitën e tyre se e kanë popullin pas për t’i dhënë drejtim gjërave.

Ishte me regji si një spektakël dhe flitej me radhë. A mjafton Sali Berisha? Pikërisht se çfarë bën Berisha është përgjegjësia e kryetar, por është përgjegjësia e tij edhe çfarë bëjnë kandidatët.

Për mua beteja është në Tiranë. Mendoj se kur regjisor është Alfred Lela, mendoj se ka rënë gjithçka dhe nuk kisha pritshmëri.

Unë i dhashë mesazhet për Sorosin si armik dhe pa ik Rama dhe Veliaj nuk shpëton Shqipëria. Gjithë kjo revoltë nuk mund të ishte në duart të Lelës së Sorosit”, tha ai në emisionin “Drejt”.