Presidenti i vendit Bajram Begaj uroi nga Vlora shqiptarët për 110-vjetorin e Pavarësisë.
Gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit, në prani të kryeministrit Rama, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologes Vjosa Osmani, Begaj tha se pavarësia e Shqipërisë është akti më i madh i kombit shqiptar.
Ai shtoi se detyra e shqiptarëve sot është “ta duan atdheun me vepra dhe me idealizëm ashtu si patriotëtë që nderojmë sot”.
Gjithashtu ai shtoi: “Me gëzimdhe krenari Vlora lavdimadhe na fton për të kremtuar 110 vjetorin e pavarësisë. Në këtë shtet 110 vjet më parë kumbi himni shqiptar.
Patriotë të mëdhenj dhe mendjendritur nga të gjitha viset të udhëhequr nga Ismali u mblodhën këtu për të jetësuar planin e Rilindjes kombëtare.
Ngritja e flamurit nuk qe një akt i veçuar, pavarësia e Shquipërisë vijon dhe mbetet akt më i madh i kombit shqiptar.
Ishte trmiëria e djelmërisë kosovare që i dolën zot vatanit dhe i treguan mbarë botës identitetin tonë kombëtar”, tha Begaj