Këngëtarja Bebe Rexha si asnjëherë më parë ka folur për problemet e saj shëndetësore.
Së fundi këngëtarja ka zbuluar se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS.Për këtë arsye, marrja e medikamenteve e bën atë që të mos humbë peshë.
“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe në Twitter.
Simptomat e PCOS japin parregullsi menstruale, rritje e tepërt të flokëve, akne dhe mbipeshë.
Kujtojmë se shpeshherë Bebe Rexha është shigjetuar me komente për peshën dhe trupin e saj. Ajo gjithnjë është përpjekur të shfaqet me vetëbesim duke thënë se nuk i intereson aspak çfarë mendojnë të tjerët por se e do trupin e saj ashtu siç është.