Sali Berisha ka deklaruar se protesta e 6 dhjetorit nuk do të cenojë sigurinë e liderëve të BE-së, por do të jetë armiqësore ndaj Edi Ramës.
“Do jetë një protestë që nuk do të cenojë sigurinë e mysafirëve, por armiqësore ndaj Edi Ramës. Po punohet për një skenar nga specialistët dhe do të përpiqemi që opozita të përfaqësohet në mënyrën më dinjitoze, që zëri i tij të ushtojë jo vetëm në Tiranë dhe liderët e BE-së, por në mbarë botën”, tha Berisha.
“Ftesa është për aleatët, çfarë vendimi marrin është e drejtë e tyre”, shtoi Berisha, teksa konfirmoi se ka marrë edhe mbështetjen e Metës.
“Kam marrë plotësisht mbështetjen e Ilir Metës”, tha ai.