Ditën e nesërme është paralajmëruar se do të mbahet protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e thirrur nga Sali Berisha, ndërsa policia ka njoftuar se do të bllokojë disa akse rrugore me qëllim ruajtjen e rendit.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të ditës së nesërme deri në përfundim të tubimit, janë:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia thotë se kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore, dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim moskrijimin e konfuzionit dhe për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.