Sali Berisha është shprehur se caktimi i datës 6 dhjetor për protestën e opozitës, ditë kur mblidhet edhe Samiti i BE në Tiranë, nuk është qëndrim anti-evropian.
“Është një qëndrim kryekëput pro evropian, që synon ti thotë Evropës se krahas narkoshtetit të Ramë, krahas politikave të shpopullimit, që shndërroi shqiptarët në popullin e gomones, krahas regjimit të monizmit të plotë, kujtojmë që vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit, është një popull i fuqishëm opozitar që do mbushë sheshe e rrugë nga e gjithë Shqipëria për të realizuar ëndrrën evropiane të shqiptarëve”, tha Berisha.