Nga Kreshnik Spahiu
Dje në 6 të mëngjesit shoqërova në Aeroport Berlin Brandenburg 3 kolegë gjermanë të cilët kishin vendosur të udhëtonin drejt Tiranës.
Kur më treguan pse do vizitonin vendlindjen time u suprizova dhe pata kënaqësinë ti përcillja deri në aeroport me makinë duke iu dhënë sa më shumë informacione për Shqipërinë, hotelet, ushqimi, tradita, siguria, jeta sociale etj.
Ata nuk po fluturonin për turizëm bregdetar.
Ata nuk po udhëtonin për turizëm historik.
Arsyeja ishte shumë e thjesht. Të tre kishin vendosur të ndiqnin idhullin e tyre të muzikës Dua Lipa.
Dua Lipa kishte shfaqjen e saj edhe në Berlin në 10 shtator, por biletat në një vend të mirë kushtonin mbi 1000 euro dhe ishin mbaruar disa muaj më parë.
Në Tiranë Dua Lipa do këndonte falas dmth miqtë e do po kursenin 3300 euro së bashku. Ndërkohë biletat e avionit kushtonin Berlin-Tiranë vajtje-ardhje 60 euro.
Dy ditë në Tiranë, me bileta, hotel, ushqim, birra dhe verë kushtonin më pak se gjysma e biletës për ta parë Dua Lipën në Berlin.
Vajza e hijshme dhe plot talent e cila ka magjepsur planetin ndiqet në rrjetet soociale nga afro 200 milion simpatizantë.
Mëngjesi dje ishte shumë i ftohtë në Berlin dhe teksa po pinim një çaj me miqtë e mi berlinez, po lexoja dhe ju tregova komentet me sharje, që Dua Lipës i kishin bërë dje me mijëra shqiptar në rrjetet sociale sepse ajo kishte pranuar nga shtetit shqiptar pasaportën KuqeZi dhe pse kishte dalë foto me kryetarin e Bashkisë.
Të habitur të tre më pyetën: “Si ka mundësi që kaq pak talente dhe yje botëror që keni dhe i pështyni publikisht”. Heshta dhe e para të vështirë të përgjigjem.
Thjesht i thash: “Ata s’Duan veten, jo më të duan Duan. S’kanë faj sepse kanë një jetë që kanë akumualuar shumë mllef, vrer, inat, urrejtje dhe frustrim shekullor”
Olaf ndërhyri duke më treguar foton e Dua Lipës: “Si mundet ta urrejnë buzëqeshjen e shndritshme të këtij ylli polar?”
Ehhhh i thash: “Ju po shkoni të shikoni Dua Lipën në Shqipëri por atje shumica do jenë para ekranit duke parë ndeshjen e futbollit të Kamerunit ose Markokut.”
Ndërkohë ishte thirrja e fundit për fluturim drejt Tiranës dhe miqtë e mi, vrapuan si të çmendur për të shijuar dhe përjetuar natën magjike të 28 Nëntorit nën tingujt e asaj që e Duan gjithë njerzimi por jo aq sa duhet motrat dhe vëllezrit e saj.
Wellcome in Albania