Nga Endri Kajsiu/

Mijëra shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe kanë protestuar sot kundër gjuhës raciste të sekretares britanike e Punëve të Brendshme, Suella Braverman. Me pankarta në duar që dënonin gjuhën raciste dhe me krenari për prejardhjen e tyre ata janë bërë bashkë për të treguar se në fakt nuk janë siç po cilësohen, por qytetarë model të punës dhe taksapagues të rregullt. Kjo sigurisht që e nderon Shqipërinë dhe imazhin e saj. E për të kuptuar se si politika e opozitës në Tiranë bën të kundërtën, mjafton të shohim retorikën e saj.

Protesta!

Kjo protestë vjen menjëherë pas deklaratave të forta të kryeministrit Rama i cili në një dalje të fundit në median SKY NEWS, kërkoi një ndjesë nga qeveria britanike, pas deklaratave të ministres së Brendshme, Suella Braverman për ”pushtimin” e BM-së nga emigrantët shqiptarë. Rama theksoi dje në SKY se ”Ajo që më bën të pyes veten më shumë është se nuk kam dëgjuar kurrë një ndjesë, çka më bën të mendoj se në vend të një shprehje kaq të ekzagjeruar zhgënjimi, ky ishte një sulm i llogaritur dhe kjo është gjëja më shqetësuese.”  Me hërët kryeministri Rama ishte kundërpërgjigjur ashpër ndaj deklaratave të zyrtares britanike dhe mediave për gjuhën raciste. Duke iu përgjigjur kërkesës se kryeministrit Rama, shqiptarët në Britani kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të fushatës së shpifjeve raciste ndaj tyre.

Opozita në Tiranë!

Ilir Meta dhe aleati i tij që është non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe i kanë dalë në krah sulmit ndaj shqiptarëve. Në një kohë që shqiptarët në Britani theksojnë të kundërtën, Meta (që përfaqëson edhe Berishën i cili nuk llogaritet më as nga mediat britanike sepse është non grata) nxin Shqipërinë. Kësilloj, Meta u ka dhënë edhe njëherë mediave britanike dhe zyrtarëve atje një tjetër argument për të sulmuar shqiptarët si kriminelë. Gjuha e Ilir Metës ndaj Shqipërisë ka bërë që shqiptarët të vijojnë të  trajtohen me racizëm në Britani.

Thënë këto, ajo që bie në sy është zemërimi i drejtë i shqiptarëve dhe kryeministrit Rama ndaj gjuhës raciste dhe nxitja e përdorimit të ksaj gjuhe nga opozita në Tiranë. E megjithatë shqiptarët kanë zgjedhur të parën, të ruajnë dinjitetin e tyre, madje edhe dinjitetin e fëmijëve të Metës që studiojnë në Universitete supër të shtrenjta në Mbretërinë e Bashkuar.