Ndërtesa më e lartë në botë vishet kuq e zi.

Burj Khalifa në Dubai është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar mbrëmjen e sotme në nder të 28 nëntorit, ditë që përkon me 110-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar.

“Burj Khalifa ndriçohet me flamurin shqiptar në festimin e festës së tyre kombëtare. Ne i dëshirojmë prosperitet dhe rritje” thuhet në faqen zyrtare të ndërtesës në Instagram.

E ndërtuar në 2010, Burj Khalifa herë pas here ndryshon pamjen e jashtme për të përcjellë mesazhe të rëndësishme, si ky sonte për Shqipërinë.