Një grup studentësh që banojnë në godinën 14 dhe 4 në ‘Qytet Studenti’ kanë protestuar për të kundërshtuar urdhrin e drejtorisë së konvikteve për t’i larguar ata godinat me argumentin se do të nis restaurimi i tyre.
Sipas studentëve Drejtoria e Qytetit Studenti i ka njoftuar se do të mund të qëndrojnë në godinat aktuale deri më 30 nëntor duke i lënë ata në rrugë.
Të kontaktuar nga Report Tv bashkia e Tiranës dhe drejtoria e konvikteve sqaron se asnjë student nuk do të lihet jashtë dhe transferimi i tyre do të kryhet vetëm në momentin që do të jenë gati godinat e reja po në qytet student, kështu që studentët nuk do të preken nga rikonstruksioni i tyre dhe mund të vijojnë normalisht jetesën aty.